04 Apr TAKSA
- Hapja e nje biznesi ne Kosovë
Fillim I mbare eshte gjysma e punes. Hapja e nje biznesi eshte nje process qe kerkon si kohe ashtu edhe njohuri per procedurat e brendshme te nje shteti. Me ndihmen tone, ne ju sigurojme hapjen e nje biznesi te bazuar ne praktikat ligjore dhe fiskale në Kosovë, duke shmangur procedura te panevojshme per te siguruar nje fillim sa me te shpejte te aktivitetit operativ.
- Tatimet dhe Taksat Vendore
Firma jone ofron konsulence mbi Tatimet dhe Taksat Vendore dhe Kombetare duke u bazuar mbi ligjet aktuale dhe ndryshimet qe jne bere por nuk jane ne fuqi (Vendim I Keshillit te Ministrave per vitin fiskal te ardhshem) dhe analizojme efektin qe kane mbi biznesin tuaj dhe sjelljen vendim-marrese. Konsulence jone eshte e bazuar ne metoda praktike cilesore dhe sasiore.
- Detyrimet mbi personelin
ATC Kosova ofron konsulence mbi trajtimin fiskal te kategorive te ndryshme te punonjesve, pagave, kontributeve shoqerore shendetesore dhe Tatimin mbi te Ardhurat Personale, llogaritjen e tyre dhe devijimin standart te pagave nga rrogat mesatare per cdo kategori, duke i ofruar klienteve nje pasqyre te perafert te situates per koston e punes ne Kosovë. Gjithashtu ofrojne sherbime konsulence mbi trajtimin e personave resident dhe jo resident ne Kosovë, kushteve qe duhet te plotesojne per secilen kategori dhe pergatitje e Deklarmit e te Ardhurave Vjetore Individuale dhe kthimin e taksave te paguar me teper.
- Marreveshjet e Dyfishta
Per rezidentet dhe jorezidentet ne Kosovë, firma jone ofron sherbime konsulence mbi shtetet qe aplikohet, lehtesirat mbi taksat nga marreveshjet e dyfishta, cilat jane subjektet e aplikueshme per bizneset dhe individet si dhe pergatitje e deklarates mbi kthimin e taksave ne rastet kur eshte e aplikueshme.
- Konsulence mbi procedurat Doganore dhe Tatimore
Siç është përmendur në seksionin e Shërbimeve të Kontabilitetit, firma jonë ofron që të këshillojë dhe të përfaqësojë ne Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në lidhje me çështje te ndryshme te lindura si pasoje e aktivitetit te biznesit. Ne gjithashtu ofrojmë një relacion të plotë mbi procedurat dhe taksat e doganave të Kosoves, si dhe procedurat për Administraten Tetimore te Kosoves mbi raste te ndryshme.
No Comments